Shoqata “Zajazi” në Zvicër kundërshton ligjin për letërnjoftimet

Shoqata “Zajazi” në Zvicër kundërshton ligjin për letërnjoftimet dhe reagon ashpër për zhvillimet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë, ku zhvillohet debati për dy propozim ligjet: njëri për ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit për letërnjoftim dhe tjetri për ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit ku synohet të fshihen mërgimtarët si banorë rezident të Maqedonisë. Shtetasi që do të qendrojë për periudhë më të gjatë se 3 muaj, automatikisht MPB do tia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni.

Ky ndryshim na tangon neve si gurbetçarë qe do të kemi probleme në sfera të ndryshme dhe gjithashtu do të rezultojë në rënien e numërit të shqiptarëve si perqindje në vendlindje, që në fakt do të jetë strategjia e vetme e Maqedonasve për të fituar Kerçovën dhe Strugen. Gjithashtu, kjo si nisme e qeverisë antishqiptare, nuk besojmë që do të ndalet këtu, kjo është vetëm fillimi që më pas edhe mund të presim që të ketë ligje shtesë, që do të rezultojë me probleme për të nxjerrur pasaporta apo dokumente tona perkatëse.

Ky reagim nga Shoqata Zajazi në Zvicer, i adresohet fillimisht Qeverisë antishqiptare si dhe të perzgjedhurit e popullit shqiptar si përfaqesuesit tonë në qeveri, që urgjentisht të dalin me një qëndrim për këtë ndryshim dhe të komentojnë perparesitë dhe mangesitë e ligjit, se pse ai eshte aprovuar, qëllimet dhe pasojat! Shoqata Zajazi në Zvicër, më mbështetësit e saj nga e gjithë diaspora e Këçoves në gjithë botën, si dhe mbeshtetësit nga vendi jonë do të ndërmarrë të gjitha masat demokratike si dhe kushtezimet nga më të ndryshmet për të parandaluar çdo gjë që është në demin tonë.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës “Zajazi”

Categories: Lajmerime

Lini një Përgjigje