Boksieri i Zajazit Liku Azemi, sërish fitimtar, këtë herë në Gjermani

Ali “Liku” Azemi, boksieri 22 vjeçar nga Zajazi, i debutuar së fundmi profesionalisht, sonte ka korrur sërish fitore në promocionin Gjerman të boksit “No Limit Boxing”. Liku u ballafaqua me boksierin Sllagjan Dragishiq, 36 vjeçari nga Serbia, në një ndeshje të kategorisë “Super-middleweight (76.2KG).” Me këtë sukses, rekordi profesional arrin 3-0 në favor të Zajazasit.

Liku u shpreh më thellë mbi motivimin dhe rrugëtimin e tij atletik në një intervistë të kryer nga Shoqata Zajazi, ku sqaron fillimin e tij me sportin si dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Të urojmë fitoren, si edhe përpjekjen tënde të patrembur. I çmojmë arritjet e tua si një pasqyrim të mirë të rajonit në skenën ndërkombëtare.

“Nuk ka sekrete për sukses. Është rezultat i përgatitjes, punës së palodhur dhe mësimit nga dështimi.” — Colin Powell


Për më tepër rreth Zajazit, na ndiqni në Facebook dhe Instagram!

Categories: Sport

Lini një Përgjigje