Fjalimi – 28. Nëntori 2022
- By Atlon Abdiu
- 28. Nëntor 2022
- No Comments
E dashur Kërçovë e bashkuar, shumë i lartësuar Zajazi jonë legjendarë
Ne mërgata e kesaj krahine tashmë kemi hyrë në brezin e katërt dhe të pestë duke u munduar që të bëjmë një jetë të dinjitetshme në vendet ku jetojmë anë e mbanë globit.
Synimi dhe amanetin që kemi na mban shpresën gjallë, që ti ikimi ose ta prolongojmë sa më shumë asimilimin.
Në këtë betejë, krushkë të parë e kemi pa dyshim Flamurin tonë kombëtar, Flamurin Kuq e Zi dhe të shejtën gjuhën tonë amtare – nënën e të gjitha gjuhëve nga lashtësia deri me sot – shqipen tonë të vjeter sa vetë njerzia mbi këtë dhe.
Një ndër veçoritë tona si popull është edha ajo – se ne jemi i vetmi popull i ketijë nën-qielli që festojm dhe nderojm flamurin tonë me festë enkase.
Ndonëse popujt tjerë festojnë pavarsitë e tyre apo ditë të ngjashme si kjo mirëpo pavarsitë dhe teritoret e popujve ndyshuan nëpër shekuj nga robrime të ndyshme, deri te asgjësime territoresh, luftëra dhe dëbime, përmbysje perandorishë dhe ngritje pushtimesh të reja e te vjetra. Fatet e popujve historia i tundi nëpër shekuj dhe i ndyshoj nëpër rrugtime.
Ndërsa Flamuri Kuq e Zi si gjeneza e ADN-së mbarëshqiptare mbështjellë fort në vetvete eksitencen tonë nga lashtësia pellazgo-ilire deri në pafundësi. Keto dy thesare shumë të çmuara Flamuri dhe Gjuha na sollen mbijetesën, atë liri dhe pavarësi të cunguar dhe na mbajnë gjallë atë ëndrrën e madhe shqiptare.
Dje ishte pergjegjësia e Akilit, Lekës së Madhë, Pirros, Skënderbeut, Ismail Qemailit, e Adem Jasharit dhe shumë Rilindasve të ndershëm që mos të çbëhet ky gjak e kjo gjuhë, dhe kurrë të mos ulet përtoke Flamuri jonë, kurse sotë e motë amaneti eshte i yni, i brezeva që po vijnë, që të ndërtojnë, lartësojnë dhe mbrojnë Shqiptarinë e tyre gjithëandej ku janë, dhe gjthëandej nga shkojnë.
Merreni dhe mbajeni me vete sepse për Besën e të madhit Zot, nuk ka vend me te bukur dhe nuk keni ku i leni përpos se ne shpirtrat dhe zemrat e juaja.
Shoqata Zajazi ju faleminderon shumë për ndihmën dhe besimin tuaj e dashur antarësi si dhe ju Sponsorë të përkushtuar e zemërgjerë.
Pjesmarrjen tuaj miq të dashur e çmojmë shumë dhe shpresojm në rrugëtimin tonë të përbashkët edhe vitet që na presin.
Kërçovë e Bashkuar – për jetë e motë ju urojmë nga zemra në emër të Shoqatës Zajazi Ditën e Flamurit, Ditët e Alfabetit dhe Pavarësinë e shqiptarëve.
Të mirëseardhur si në shtëpinë tuaj – ju mirëpret në takimet dhe aktivitetet tona të ardhëshme Shoqata e Juaja, Shoqata Zajazi
Lini një Përgjigje