Kryesia – Shoqata Zajazi

Të nderuar bashkatdhetarë,
Mbrëmë në objektin e Xhamisë Kërçova (Füllinsdorf) ku ndiheshim si në vendlindje në një natë miqësore dhe plot dashamirëse ku u dha llogari për punën në katër vitet e kaluara, u zgjodh edhe kryesia e re që do të udhëheq në vazhdim. Përpos kësaj me diskutime konstruktive nga anëtarët u përcaktuan detyrat, sfidat dhe projektet që duhet të ndjekë dhe realizojë kjo kryesi.
Shoqata Zajazi faleminderim të veçantë e dedikoj për:
• Sponsorët të cilët me gjithë zemër e shpirt kontribuojnë në realizimin e projekteve.
• Antarët që nuk kursehen në asnjë moment duke qëndruar të rregullt më mbështetjen e përvitshme prej 50Fr
• Kuvendarët dhe kryesinë që përveç të tjerash janë aktivë dhe ndajnë kohën e tyre për realizimin dhe shtyrjen përpara të projekteve.
Gjithashtu kemi nderin të prezantojmë edhe udhëheqësin e re me kryetarin e rizgjedhur
Gëzim Ramazani dhe antarët e kryesisë:
  • Burim Nuredini
  • Dehar Sadiku
  • Driton Emini
  • Jetmir Jusufi
  • Muamet Sejdini
  • Naser Ademi
  • Ruzhdi Abazi
  • Sadik Mehdiu
  • Shukri Sadiku
  • Ylber Xheladini

Ju prift e mbara dhe sa më shumë suksese në vazhdimësi.

Me respekt,
Shoqata Zajazi
Kryetar,
Gëzim Ramazani
346804990_926716035253575_1225595982914816858_n
Categories: Lajmerime

Lini një Përgjigje