Rreth Flamurit të përbashkuar mblidhen Kërçovarët!

Te dashur miq, anëtarë dhe bashkatdhetarë!
Na është afruar një nga ditët më të shënuara për kombin tonë – 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Kjo ditë simbolizon krenarinë, guximin dhe sakrificat e mëdha që kanë bërë të parët tanë për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar këtë ngjarje të madhe në një atmosferë të mbushur me dashuri për atdheun, muzikë tradicionale, valle dhe shoqëri të mirë. Le t’i kujtojmë dhe nderojmë së bashku heronjtë dhe vlerat që na bashkojnë, ndërsa ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë.
Vishuni me ngjyrat e flamurit tonë dhe ejani të festojmë të bashkuar, si shqiptarë kudo që ndodhemi!
Në pritje të këtij momenti të bukur, ju përshëndesim me mall dhe respekt.
467397061_987557836748216_7402217316523433817_n
Rroftë Shqipëria! Rroftë kombi shqiptar!
Ju mirëpresim!
Categories: Histori, Lajmerime

Lini një Përgjigje