Zajazi Cup 2023

Të nderuar sportdashës Kërçovarë,
Tashmë si sukses i dëshmuar për futbolldashësit tonë edhe këtë vit kemi nderin të ju ftojmë që të merrni pjesë me ekipin tuaj apo edhe si shikues ku do të kalojmë një ditë shumë të veçantë me njëri tjetrin.
Gjithashtu ju njoftojmë se këtë vit do të kemi ekipe veteranësh që do të garojnë në një grup të njëjtë dhe do kemi edhe fituesin e kësaj kategorie që do të vazhdojë njëjtë në garë me të tjerët. Lejohen vetëm lojtarët Kërçovarë.
Ju njoftojmë që numëri i ekipeve është i kufizuar. Paraqitja e ekipeve bëhet tek numëri i kontaktit në flyer.
Edhe disa ditë na ndajnë nga Eventi më i madh sportiv dimëror Kërçovar ne Zvicër.
Të dielën më 10.12.2023 është dita e madhe e futbollit Kërçovar në Sallë në Diasporë.
Shoqata Zajazi organizon – Zajazi Cup 2023
Ju ftojmë që të Premten 08.12.2023 nga ora 21:00 në Füllinsdorf të merrni pjesë në tërheqjen e shortit të fazës preliminare.
Adresa: Xhamia Kërçova Zvicër
Schneckelerstrasse 9
4414 Füllinsdorf
Mirë se na vini dhe suksese për ju dhe skuadrat tuaja.
E juaja Shoqata Zajazi
Këshilli Organizativ
401422564_744827034354632_4732697568852812562_n
Categories: Sport

Lini një Përgjigje