Zajazi Cup 2022

Të nderuar bashkatdhetarë,
Të dashur bashkëvendas në diasporë,

Pas një periudhe pandemi të vështirë që nuk na lejoi të zhvillojmë aktivitetin tonë ashtu siç deshëm siç bëhet më së miri rikëthehemi fuqishëm me aktivitetet e këtij viti duke nisur ka “Dita e Flamurit – 28 Nëntori” dhe turneun ne sallë “Zajazi Cup 2022”.

Koha që po kalojmë për moment nuk është aq e favorshme askund në botë duke u ballafaquar me rritje çmimesh dhe kosto shumë të lartë të jetesës andaj ne si Shoqata Zajazi duke kryer veprimtarinë tonë të ruajtjes së traditës, gjuhës, kulturës dhe afrimin sa më të madhë të gjakut tonë me njërin tjetrin kemi vendosur se të gjithë përfitimet nga “Dita e Flamurit” dhe turneu ne sallë “Zajazi Cup” ti dedikojmë për BAMIRËSI duke tentuar të ndihmojmë sado pak në këtë kohë të vështirë për vëllezërit tanë në nevojë.

Duke ju faleminderuar dhe dëshiruar shëndet në familjet tuaja ju ftojmë të merrni pjesë në “Festën e Flamurit” dhe turneun në sallë. Prezenca juaj madhështon aktivitetet tona, është kontribut kombëtar dhe njëkohësisht humanitar për familjet në këtë kohë krize.

Zoti ju bekoftë!

Me respekt,
Gëzim Ramazani
Kryetar i Shoqatës Zajazi

zajazicup2022

Categories: Lajmerime

Lini një Përgjigje