Aksion humanitar per Isain e vogel

Të dashur Bashkatëdhetar

Shumë të respektuar Kuvendar të Shoqatës Zajazi,

Se jeta është një sfidë e vërtët laramante dhe plot kombinime ku fati dhe fatkeqësia ndahen në tehun e shpates e deshmon një herë me tepër Rasti i Isa Alimit, voglushi nga fshati Zajaz Teqe.
Pas raportimit në TV Uskana dhe jehones së madhe me një efekt tjeter pozitiv që pati ky lajm, kryesia e Shoqatës kërkon nga ju si bashkatëdhetar dhe si kuvendarë edhe pëlqimin e juaj që ti ndihmohet kësaj familje në ndertimin e posa filluar të shtëpisë së re, në emër të Shoqates.
Paramendojm që përpos një shume simbolike nga buxheti ynë si Shoqatë, të aktivizohemi që të gjithë në grumbullimin e mjeteve financiare, duke filluar nga vetëvetja dhe të afërmit tonë dhe për ti dorzuar ndihmën si shoqatë që jemi familjes së Isait të Vogel! Idet dhe angazhimi i juaj na duhet më tepër se kurr dhe me dëshir do përfillen nga kryesia e Shoqates Zajazi.
Gjithashtu i bëjmë thirrje Këshillit për Humanitet që të aktivizohet maksimalisht në ketë drejtim, duke i rikujtuar njëkohsisht se barren do ta mbajnë së bashku dhe nuk do i lejm vetem.

Të intersuarit dhe investorët potencial për rajonin e Zürichut mund të drejtoheni tek

Ruzhdi Abazi Kuvendar i Shoqates , Tel. 004179 452 16 74
Mefail Emini Antar i Kryesis Tel. 004176 431 25 15

ndëse ato nga Rajoni i Baselit dhe Baselland mund ti drejtohen

Burim Nuredini Antar i Kryesis Tel. 004176 528 10 55

Për të gjithë rajonet tjera si rruga e fundit për kontributin e tyre mund të perdoret edhe xhirollogaria e Shoqates Zajazi me një Noticë të perkryer “Isai i vogël” për të identifikuar ndihmen e dhën nga Administratori ynë!

Xhirollogaria:

Shoqata Zajazi, 5600 Lenzburg

UBS AG, CH02 0023 1231 1195 73M1 W

SWIFT/BIC, UBSWCHZH80A

Faleminderimet ju takojn juve të gjthve, ndëra kënaqsia qoftë e përbashkët!

Shoqata Zajazi – një thirrje humanizmi

Gëzim Ramazani
Kryetar

Posted by Shoqata Zajazi on Friday, October 9, 2015

Categories: Lajmerime

Lini një Përgjigje