Zajazi Cup 2022 në Zvicër – Nikoqir Shoqata Zajazi

Këshilli organizativ i Shoqatës Zajazi faleminderon të gjithë sportdashësit Kërçovarë që morën pjesë në Turneun tradicional në sallë ditën e Diel në Liestal BL.
Kjo ditë ju dedikua enkas futbollit dhe pas një dite të stërngjeshur dhe lojë të llojllojshme me pjesmarrje nga të gjitha grupmoshat dhe kategorit u «gjetën» edhe fituesit e ditës.
Realisht të gjithë ishën fitues – pasi pjesmarrja bëri që të gjithë ne të shihemi dhe shkëmbehemi me njëri-tjetërin duke pasur kohë të mjaftueshme edhe për ngrënie dhe pije në kombinim e lojëra ineresante dhe futboll.
Vendi i tretë i kaloj Ekpit Uskana 2012 – djelmoshave tonë tash më të rritur, si pjesë e pandarë e Zajazi Cup që nga themelimi i saj. Vlen të theksohet se Ekipi Uskana 2012 çmimin e fituar e dhuroi në nismën tonë për Humanizëm dhe e faleminderojmë për këtë gjest human.
Në vendin e dytë arriti Shoqata Humanitari Tuhin – të cilët debutuan nga loja në lojë duke arritur konstant tek suksesi i shumë merituar.
Me një paraqitje të mirëfillt të kordinuar gati se ekselente me plotë merita në vendin e parë dhe fituese e Turneut Zajazi Cup 2022 u shpall Shoqata Humanitare Cërvica.
Kryesia e Shoqatës Zajazi e mirënjeh angazhimin maksimal nga referët tonë, të cilët u munduan që Fairplay të mbizotërojë mbi të gjitha paqartësitë apo edhe emocionet qe mund të dhurojë futbolli.
Dashamirës, Antarë dhe Sponsorë të Shoqates Zajazi – ju faleminderit shumë për kontributin tuaj dhe ju mirëpresim në evenimentet tona të rradhës.
Zajazi Cup 2023 do të mbahet më 10. Dhjetor 2023.
Kryesia e Shoqatës Zajazi
320329634_678946470437714_4014024253255569869_n 320310888_635908118279094_1840434513597269534_n 320415769_945062413138038_2075025797552433581_n
Categories: Sport

Lini një Përgjigje