Veprimtari për blerjen e objektit të Xhamisë në Füllinsdorf, Zvicër.

Të dashura motra Kërçovare dhe ju vëllezer Kërçovar anë e mban Zvicëres
Nese jeni gati për të shkruar histori si komunitet i veqant që jemi në këtë shtetë, atëher ështe koha tani…
Ne prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqatat dhe Fondet Kërçovare me veprimtari në Zvicër nën patronatin e Xhamisë Kërçova për të organizuar diasporen Kërçovare nëpermes Shoqatave dhe Fondeve të tyre u dakorduan duke paraprijë me dy mbledhje që të ndihmohet blerja e Shtepis së parë Kërçovare ketu në Zvicër, në Füllinsdorf BL.
Të njëmendje dhe më se të bindur se ky Tempull që synojmë bashkarisht ta blejmë – ka funkcionin e një shtpie shpirtërore ku veqëse na sherben dhe do të na shërbej neve dhe brezat që do pasojnë, duke ruajtur në vetëvete atë zhëndrren kërçovare.
Aty në Shtëpin tonë e adhurojm Zotin, flasim dhe mësojm shqip, sherbehemi dhe shkëmbehemi si Kërçovar në festa dhe ngushëllime, mesëjmë nga tradita, kultura dhe folkëlori jonë dhe mbesim të lidhur në mesvete. Pra një shtëpi multifunkcionale për një komunitet në rritje ketu në Zvicër që e sheh më se të nevojshme për të pasur hapsirëne e vete në adres të caktuar – kështu që krahas integritetit në shoqërin zvicërane po lufton çdo ditë asimilimin dhe zhbërjen tonë si shqipëtar që jemi.
Antarsi e çëmuar, sponsor dhe bamirës të pa lodhur nga Kërçovar – apelojm që kësaj rradhe dhe më këtë nismë bashkarisht të nderojm gjeneratat e para Kërçovare ketu në Zvicër, veten tonë dhe brezet që do të na pasojnë nder vite – duke u ndertuar dhe lënë pas një institut të vetin puro Kërçovar, me çka ne sotë dhe ata neser do të mburremi duke e kurorëzuar sakrificën dhe amanetin tonë perj gurbetçari me kultivim, mbijetes dhe ruajtje të linijës sonë të gjakut arbëror.
Kontribo edhe ti direkt apo nëpermes Shoqatës / Fondit tënd dhe shkruaj histori – një histori të bukur suksesi – si vazhdimësi e jetes dhe realitetit kërçovar në shtetin mik zvicëran.
Mirënjohëse për besimin dhe bashkpunimin tuaj e nderuara Kryesi e Xhamis Kërçova dhe ju Shoqata dhe Fonde si motra Kërçovare – duke shpresuar që pasi ta permbyllim këtë projekt me sukses – do kemi dhe me teper motivim per projektet e rradhës ketu e atje, kudo ku ka dhe jetojnë Kërçovar!
Mirënjohje dhe Respekt
Kryesit e Shoqatave dhe Fondeve Kërçovare në Zvicër si dhe Kryesia e Xhamisë Këçova335926356_604249448226613_6705572475463031865_n
Categories: Lajmerime

Lini një Përgjigje